LAJMI I FUNDIT:

Tash në RTV Dukagjini “Përballje”: Kush është fajtor për kufirin me Malin e Zi? (Video)

Tash në RTV Dukagjini “Përballje”: Kush është fajtor për kufirin me Malin e Zi? (Video)

Në emisionin ‘Përballje’ në RTV Dukagjini e Telegrafi.com, po zhvillohet debat i ashpër se kush ka të drejtë për kufirin me Malin e Zi.

Për herë të parë së bashku pas formimit të Komisionit të ri nga ana e kryeministri Isa Mustafa, për matjen e territorit të Republikës së Kosovës diskutojnë në njërën anë kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe në anën tjetër profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi.


Pse Shpejtim Bulliqi vlerëson se komisioni i ri në krye me akademik Hivzi Islamin është politik dhe se demarkacionin e ka ndalë pozita e jo opozita?  Si i përgjigjet për këto Gazmend Muhaxheri?

Pse sipas deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa opozita e ka shfrytëzuar demarkacionin për poenë politikë?

Çka thotë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri për komisionin e udhëhequr nga Murat Meha e çka për komisionin e udhëhequr nga Hivzi Islami?

Pse ia hedhin fajin njëri-tjetrit Ali Lajçi e Gazmend Muhaxheri?

Në emision do të diskutohet për rolin e Komisionit të ri dhe se a do të miratohet në Kuvendin e Kosovës marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy shteteve Kosovës e Malit të Zi.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/