Jeni ftohur apo jeni me grip? Duke ngrënë më shumë, do të shëroheni më shpejt
Zakonisht ushqimi është gjëja e fundit që ju vjen në mend kur jeni e sëmurë – qoftë nëse keni probleme me fyt, me grip etj.
Sidoqoftë, një studim i ri tregon se, “duke e ushqyer ‘sëmundjen’ vetëm sa do ta shpejtoni rikuperimin”, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e Institutit Salk për Studime Biologjike kanë zbuluar se të hani edhe kur nuk jeni të uritur, mund të shpijë drejt rikuperimit më të shpejt.
Këtë konstatim, hulumtuesit e kanë arritur pasi i kanë japë minjve të hanë bakterin Salmonella Typhimurium, e cila shkakton humbjen e apetitit dhe shpërndahet shumë shpejt në pjesët tjera të trupit.
Minjtë të cilët kishin konsumuar më shumë ushqim, pavarësisht mungesës së apetitit, kishin jetuar më gjatë sesa tjerët.
Shkencëtarët thonë se arsyeja prapa kësaj është se bakteret nuk shpërndahen aq shpejt kur pacienti ushqehet mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251