LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i ARM-së në Samitin e automjeteve të blinduara në Londër

Delegacioni i ARM-së në Samitin e automjeteve të blinduara në Londër

Delegacioni i Armatës së Republikës së Maqedonisë po merr pjesë në Samitin e automjeteve të blinduara, i cili prej 23 deri më 26 të këtij muaji po mbahet në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski në fjalimin e vet në panel-diskutimin me temë “Sfidat me të cilat përballen komandantët forcave tokësore, sot dhe nesër, në tërë spektrin e mjedisit”, foli për shqyrtimet e ndomosdoshmërisë së adaptimit të konceptit të veprimit të forcave të armatosura në mënyrë adekuate ndaj formave ekzistuese të kërcënimit. qëllimi të cilave para së gjithash është shkatërrimi i qëllimeve ushtarake, politike dhe ekonomike, përmes erozionit të sistemit politik, pa angazhim të drejtpërdrejtë të forcave armiqësore në sulmin konvencional, njofton AIM.


Në Samitin e 17-të marrin pjesë rreth 500 përfaqësues profesionistë të organizatave qeveritare, të armatave dhe organizatave prodhuese nga kjo sferë, ndërsa në panel-diskutimet e tjera do të flasin edhe komandantët e korpusit të marinës dhe komanda për stërvitje dhe doktrina e Armatës së SHBA-së, forcave tokësore të armatosura të italisë, si dhe udhëheqës të tjerë të lartë nga disa armata.

Gjenerali Veliçkovski në margjina të Samitit realizoi takim me gjeneralin Micheal Dubi, ish-komandant i gardës nacionale të Vermontit, SHBA, me të cilën Armata e Republikës së Maqedonisë ka relacione partneriteti.
Gjatë dy ditëve në vijim vizituesit do të kenë mundësi t’i ndjekin dhe të njihen me arritjet e fundit inovative në këtë komponentë të rëndësishme tokësore në strukturat e armatës.

Armata e Republikës së Maqedonisë, siç është cekur në kumtesë. për herë të parë me përfaqësues të vet, me ftesë nga organizuesi, po merr pjesë në mënyrë të barabartë dhe nën emrin kushtetues në një manifestim të këtillë të specializuar botëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori