Lëvizja Besa akuzon NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ku shkojnë paratë për mirëmbajtjen e rrugëve?
Lëvizja Besa përmes një komunikate të lëshuar për Telegrafi Maqedoni, ka akuzuar ndërmarrjen publike “Rrugët e Maqedonisë” dhe Qeverinë e Maqedonisë se nuk kanë bërë punën e duhur në lidhje me pastrimin e borës në rrugët magjistrale dhe rajonale.
“Në vitin 2016 për ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë” janë ndarë mjete në vlerë prej 396 milionë denarë për mirëmbajtjen e rrugëve. Gjithashtu edhe për vitin 2017 është parapa shuma e njëjtë, por edhe përkundër ndarjes së mjeteve financiare, gjendja faktike në rrugët magjistrale dhe regjionale të Maqedonisë është krejtësisht tjetër. Edhe pse janë ndarë mjete për këtë qëllim, përsëri vërehet mosintervenimi i organeve kompetente, haset organizim shumë i dobët i punëve në terren, shërbimet janë me çmim mjaft të lartë dhe joreal, makineria është e vjetruar dhe kontratat me personat e tretë, që hynë si kontraktues, janë të dëmshme, me çka shkaktohen shpenzime të larta joreale”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Nga Lëvizja Besa gjithashtu bëjnë thirrje për shfrytëzim më racional të mjeteve financiare nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” dhe tu dilet në ndihmë qytetarëve që janë të bllokuar nga bora./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251