Kryeministri Isa Mustafa, në përvjetorin e 15 të vrasjes së ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj ka thënë se ai u ekzekutua pabesisht, nga ata që nuk ia donin të mirën vendit.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që e vranë Smajlin menduan se me vrasjen e tij do ta vrisnin lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Më 17 janar 1982, Kosova humbi tre kolosë të lëvizjes për liri, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ata u vranë nga regjimi kriminal i Jugosllavisë, në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim.
Fiks 20 vjet më pas, më 17 janar 2002, në Pejë u vra Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti dhe veprimtari i shquar Smajl Hajdaraj. Edhe Smajli u ekzekutua pabesisht, nga ata që nuk ia donin të mirën vendit dhe që përmes Smajlit, menduan se do ta vrisnin lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Jusufi, Bardhoshi, Kadriu dhe Smajli janë Heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë.
Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan.
Populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë figurat dhe vlerat e tij kulmore, që vunë bazat e shtetit tonë demokratik.
Lavdi Heronjve!”(sic.)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'