Pas incidentit me trenin serb, ku lexohej parulla, “Kosova është Serbi”, tensionohen sërish marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Gjuha e përdorur nga politika analizohet edhe në mediat gjermane.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj të së hënës (16.01) për zhvillimet në Ballkan vëren se “gjuha marciale, që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale. Nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe pjesës veriore të Kosovës nuk është pozë, por simptomë e një krize.”
Ndërsa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” vëren se Serbia dëshiron të dërgojë një tren me parulla provokuese në Kosovë, por e ndal atë pak para kufirit.
Vuçiç tha në Beograd, se “ai donte të pengonte trazira të dhunshme. Ai akuzoi Prishtinën, se ka dërguar forca policore në kufi, për ‘për të provokuar një konflikt më të gjerë’. Serbia do të destabilozojë Kosovën, u shpreh e ngarkuara për çështjet e dialogut, Edita Tahiri.” Por Serbia kundërpërgjigjet me ministrin serb për Kosovën, se ka ndërkohë edhe shumë lidhje me autobus mes Serbisë dhe Kosovës.”
Në analizën e saj “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “Presidenti serb, që e ndali trenin, pak para kufirit e shiti këtë gjest si gjest paqeje… Sa banal është ky prvovokim, dhe sa absurde inskenimi si faktor paqeje, ky tren nuk ishte një pozë. Ai na kujton, se paqja në Europë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme.”
Gazeta gjermane “taz” e titullon artikullin e saj “Kosova është Serbi- shkruhej në çdo vagon”. Në analizën e saj, gazeta gjermane i kthehet festimeve në Beograd për rivënien në punë të trenit që do të lidhte Mitrovicën me Beogradin, një tren rus me lidhje interneti dhe kameriere me funde të shkurtër.
Treni brenda ishte zbukuruar me ikona serbo-ortodokse, me motve nga manastiret ortodokse në Kosovë. I pyetur, nëse autoritetet kosovare këtë do ta marrin si provokim, kreu i zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç u shpreh se ‘pse duhet që pamjet e një trashëgimie kulturore botërore të paraqesin një provokim? …Por për Prishtinën, ‘treni-manastir’ përbënte një provokim serb. Një tren me parulla serbo-nacionaliste shkel kushtetutën e Kosovës, e nuk lejohet të udhëtojë, u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Po ashtu në analizën e saj “Provokim i dëshiruar” gazeta “tageszeitung” pyet, se çfarë mendoi Beogradi, kur nisi një tren me parullën “Kosova është Serbi”.
“Sigurisht ishte një provokim i menduar…njeriu i fortë i Serbisë kërkon të tregojë, se ai di të veprojë edhe ndryshe….i vetmi shpjegim për provokimin serb me trenin është që Vuçiç do ta vërë nën presion BE-në, për t’iu përgjigjur kërkesave serbe. Por kjo është një lojë me zjarrin me pakicën serbe në Kosovë dhe me pakicën shqiptare në jug të Serbisë”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë