Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund t’iu japë fund disa sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, në këmbim të një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për të reduktuar armët bërthamore.
Ai tha se do që arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë të “reduktohen ndjeshëm”.
Trump dha detaje për synimet e tij në politikën e jashtme në një intervistë për gazetën britanike Times dhe atë gjermane Bild.
Trump kritikoi Moskën për ndërhyrjen e saj ushtarake në luftën civile të Sirisë, duke e përshkruar atë si “një gjë shumë të keqe”, e cila ka çuar në “situatë të tmerrshme humanitare”.
Presidenti i zgjedhur po ashtu tha se NATO-ja është “vjetruar” dhe se nuk ka bërë shumë për të luftuar terrorizmin. Megjithatë, ai shtoi se aleanca është ende “shumë e rëndësishme” për të.
Trump përsëriti kritikat e tij se shumë vende anëtare të NATO-s nuk paguajnë mjaftueshëm për sigurinë e tyre.
Ai lavdëroi daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe tha se politikat liberale të bllokut ndaj migrantëve mund të bëjnë që edhe vende të tjera të lënë BE-në.
Trump tha se britanikët nuk do ta braktisnin BE-në po të mos ishin përfshirë nga kriza me migrantë.
Trump tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë “gabim katastrofik” me pranimin e mbi një milion migrantëve në vend, në vitin 2015.
Ai tha se Merkel, deri më tash, ka qenë udhëheqësja më e rëndësishme e Evropës dhe se Bashkimi Evropian është bërë mjet për Gjermaninë.
Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump dënoi pushtimin e Irakut më 2003 dhe tha se ai mund të ketë qenë gabimi më i keq në historinë e SHBA-së.
Trump se do të emërojë dhëndrin e tij, Jared Kushner, për të ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Ai po ashtu theksoi se prioritet i tij do të jetë krijimi i marrëveshjeve më të drejta tregtare për SHBA-në dhe forcimi i kufijve.
“Njerëzit nuk duan që të vijnë njerëz të tjerë dhe të shkatërrojnë vendin e tyre. Ne do t’i forcojmë kufijtë nga dita që marr detyrën”, tha Trump.
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do të marrë detyrën e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara më 20 janar. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit