LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti spanjoll pas Sanchezit

Gjiganti spanjoll pas Sanchezit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez shihet si objektivi primar për afatin veror të transferimeve nga skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ndërsa në rast transferimi të tij atëherë do hapej rruga e largimit të Antoine Griezmannit.

Kiliani nuk ka rinovuar ende kontratën e tij aktuale me skuadrën nga ‘Emerates’, e cila skadon në qershor të 2018, por skuadra londineze është duke u shqetësuar se ai mund të kërkoj transferimin diku tjetër në fund të këtij sezoni.


Disa media në Kili, duke përfshirë El Grafico de Chile, raportojnë se Atletico Madrid kanë bërë kilianin si objektiv kryesor për të zgjidhur mungesën e golave, teksa edhe gazeta spanjolle, AS, raporton për interesin nga Los Rojiblancos.

E rrallë! Trajneri kilian voton vetëm një futbollist për çmimin 'Lojtari i Vitit'! (Foto)
Lexo po ashtu E rrallë! Trajneri kilian voton vetëm një futbollist për çmimin 'Lojtari i Vitit'! (Foto)

28-vjeçari u bashkua me Gunners nga Barcelona në verën e vitit 2014, por kishte raportuar gjithashtu se ka mbajtur diskutime me skuadrën e Diego Simeones, e cila është në pritje të vendimit final nga FIFA rreth ndalimit të transferimeve deri në vitin 2016, pasi duan të hiqet ose zvogëlohet sikurse Real Madridit, përcjell Telegrafi.

Çdo marrëveshje për Sanchez mund të hapë rrugën për largimin e Antoine Griezmann nga e Los Colchoneros, pasi interesimi për të nga skuadrat e Ligës Premier është i madh, teksa shifra që ata ofrojnë është deri në 100 milionë euro për yllin francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori