Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret pakon e dytë fiskale dhe njëherit shpreh se pako e parë kishte efekte mjaft pozitive konkrete dhe inkurajon ministrinë e financave që të jetë më gjithëpërfshirëse duke shtuar edhe një element në këtë pako i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit deklaroi për media Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE.
Balija është shprehur se “pako e parë fiskale kishte treguar rezultate mjaft pozitive për të cilat Investitorët e huaj janë mirënjohës dhe falënderojnë ministrinë e financave për punën e bërë por se këto reforma duhet të vazhdojnë duke përfshi edhe disa sektor tjerë në mënyrë që të ndihen efektet pozitive të këtyre reformave”.
Ai potencoi se po ashtu se pako e dytë fiskale përmban elemente të rëndësishme dhe se po bëhet një punë e mirë në këtë drejtim por që ka elemente ende të cilat janë të mundshme dhe duhet trajtuar siç janë edhe kompanitë e sigurimit të cilat ende vazhdojnë të diskriminohen duke paguar 5% tatim në të hyra në vend se të paguajnë tatim në fitim, praktikë diskriminuese e cila aplikohet për të gjitha kompanitë private përveç kompanive të sigurimit.
“Kompanitë e sigurimeve janë duke kaluar në një fazë mjaft të vështirë dhe se ky sektor ka potencial shumë më të madh për të gjeneruar vende të reja të punës por se kushtet adekuate fiskale duhet të ofrohen. Politika fiskale të drejta dhe të barabarta duhet aplikuar edhe në këtë sektor dhe se ky sektor mos të jetë i diskriminuar”, është shprehur Balija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare