LAJMI I FUNDIT:

”Marrëveshja e partive shqiptare të Maqedonisë” përshëndetet edhe nga Meta

”Marrëveshja e partive shqiptare të Maqedonisë” përshëndetet edhe nga Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Maqedoni dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Hoxhaj: Platforma e përbashkët, kapitull i ri i shqiptarëve në Maqedoni
Lexo po ashtu Hoxhaj: Platforma e përbashkët, kapitull i ri i shqiptarëve në Maqedoni

Meta mirëpriti dakordësinë dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të plota kushtetuese e rolit shtet-formues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie
Lexo po ashtu Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie

Ai mendon se fryma e kësaj marrëveshjeje është një ogur i mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale dhe beson se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.


MPJ e Shqipërisë: Hap historik i faktorit politik shqiptar në Maqedoni
Lexo po ashtu MPJ e Shqipërisë: Hap historik i faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit është i bindur se ky akt i rëndësishëm politik është një gur i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)
Lexo po ashtu Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

Meta inkurajon Partitë Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë të respektojnë dhe të zbatojnë seriozisht këtë marrëveshje, të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe për të ardhmen e tij euroatlantike./Telegrafi/

Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare (Foto)
Lexo po ashtu Mediat dhe maqedonasit e kryqëzojnë marrëveshjen e partive shqiptare (Foto)