LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Platforma e përbashkët, kapitull i ri i shqiptarëve në Maqedoni

Hoxhaj: Platforma e përbashkët, kapitull i ri i shqiptarëve në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përshëndetur platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e cila konsiderohet si arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni.

Hoxhaj ka thënë se gatishmëria e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët është sinjali më i mirë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit të denjë të interesave shqiptare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Platforma e përbashkët duhet të synoj të përmbush qëllimet bazike të shqiptarëve në Maqedoni sikurse arritja e barazisë etnike si element shtetformues, dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe që nënkupton arritjen e barazisë gjuhësore. Veç kësaj, kjo platformë duhet të arrijë barazinë ekonomike, që ka të bëjë me shpërndarjen e buxhetit si dhe me punësimin e shqiptarëve në administratën publike”, ka thënë Hoxhaj.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap shumë domethënës në përfaqësimin e denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Zbatimi i kësaj platforme do t’i kontribuojë mirëqenies dhe stabilitetit të Maqedonisë, sundimit të ligjit, dhe të ardhmes euroatlantike të saj”, ka shtuar ministri Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori