LAJMI I FUNDIT:

Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

Historike: Më në fund, kauza shqiptare bashkoi liderët shqiptarë në Maqedoni (Dokument)

Shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit u futën të përçarë në pesë subjekte politike dhe kjo e shtoi dëshpërimin e shqiptarëve se edhe këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë.

Prej pesë subjekteve, katër arritën të marrin deputetë. BDI fitoi 10 deputetë, Lëvizja Besa fitoi pesë deputetë, Aleanca për Shqiptarët fitoi tre deputetë kurse PDSH e Menduh Thaçit fitoi dy deputetë.


Kështu vendosi Maqedonia (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kështu vendosi Maqedonia (Foto/Video)

Pas zgjedhjeve u shtuan dyshimet se kush me kë do të futet në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i thirri në takim të veçanta të gjithë kryetarët e partive të Maqedonisë.

Më vonë, më 29 dhjetor të gjithë së bashku u bashkuan në një tryezë të përbashkët së bashku me Ramën dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

U tha se u prezentua një draft marrëveshje të cilin duheshte ta shqyrtojnë të gjithë partitë politike dhe pastaj të japin vlerësimet e tyre.

Ja çfarë përmban deklarata që bashkoi liderët shqiptarë të Maqedonisë
Lexo po ashtu Ja çfarë përmban deklarata që bashkoi liderët shqiptarë të Maqedonisë

Ndërkohë, të gjithë kryetarët e partive shqiptare u takuan edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin gjithashtu kanë biseduar për të dalë me një qëndrim të përbashkët, që do të bënte histori.

Thaçi mbledh në Prishtinë politikanët shqiptarë të Maqedonisë (Foto)
Lexo po ashtu Thaçi mbledh në Prishtinë politikanët shqiptarë të Maqedonisë (Foto)

Gjergj Fishta kishte thënë ”Më lehtë është me mbledh një thes me pleshta se t’i bashkosh dy shqiptarë”

Por historia e shqiptarëve të Maqedonisë ndodhi sot, më 7 janar të vitit 2017.

Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, ndërmorrën një hap shpresëdhënës për avancimin e statusit politik e social të qytetarëve shqiptarë në këtë shtet. Pas shumë vitesh të ndarjes dhe bindjes ndaj liderëve maqedonë, më në fund u bashkuan duke vënë në plan të parë interesin e qytetarit shqiptar.

BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mbështetën njëzëri një deklaratë ku përfshihen të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, që nuk ishin plotësuar deri tani.

Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë partitë shqiptare në Maqedoni (Dokument)
Lexo po ashtu Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë partitë shqiptare në Maqedoni (Dokument)
MPJ e Shqipërisë: Hap historik i faktorit politik shqiptar në Maqedoni
Lexo po ashtu MPJ e Shqipërisë: Hap historik i faktorit politik shqiptar në Maqedoni
Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie
Lexo po ashtu Rama: Hap historik, të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie

Teksti i marrëveshjes:

“Ne, perfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni: “Bashkimi Demokratik për Integrim”, “Koalicioni Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”. Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016; Në frymën e Marrëveshjes të Ohrit, të demokracisë konsensuale dhe nevojës për të përmbushur detyrimet normative që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese; Duke riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të përbashkëta të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë; Të angazhuar për prosperitetin dhe stabilitetin afat-gjatë të Maqedonisë; Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqe, stabilitet, siguri, bashkëjetesë ndëretnike, në frymën e barazisë dhe dinjitetit, sipas konventave europiane dhe ndërkombëtare, harmoni fetare dhe bashkëpunim në vend dhe rajon; Të përcaktuar, pa asnjë alternativë tjetër, për integrim në NATO dhe në Bashkimin Europian; Biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues”:

– Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.

– Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e RM, ku shqiptarët njihen si popullësi shtet-formuese.
– Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullësinë shqiptare.

– Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

– Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetëtore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.

– Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956.

– Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal

– Krijimi i një mekanizmi të ri, në formën e një Komisioni Shtetëror për Financimin e Komunave, për një vendimarrje më të drejtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave.

– Krijimi i një Ministrie për Sistem Politik dhe Marredhenie midis Komuniteve, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara.

– Realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe të drejtësisë.

– Realizimi i përfaqësimit të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore si dhe në agjensitë publike ose ndërmarrjet me aksione publike.

– Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik

– Zbatimi i planit të reformave në përputhje me Marrëveshjen e Shkupit, Rekomandimet e Pribese, rekomandimet urgjente te Komisionit Evropian si dhe Rekomandimet nga Dialogu i Larte Paraqases me BE.

– Përkrahje e punës së paanshme të Prokurorisë Speciale, pa paragjykime etnike dhe politike.

– Zbardhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.

– Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për sabilitetin politik të vendit

– Marrja e masave afirmative për të siguruar financimin e institucioneve kulturore shqiptare në nivel vendor dhe qendror.

– Krijimi i një institucioni qëndror për avancimin e gjuhëve të komuniteteve, i cili do të sigurojë përgatitjen e përkthyesve, redaktuesve dhe lektorëve.

– Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

– Miratimi i një Rezolute të Perbashkët dhe Detyruese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet në mënyre aktive në drejtim të zgjidhjes se çështjes së emrit.

– Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë.

– Marrëdhënie të mira me fqinjët

– Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Bullgarinë.

– Bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhimin e integruar të kufijve.

– Hapje e pikave të reja kufitare.

– Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

– Përmbushja e pikave të mësiperme do të zhbllokojë rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit të plote në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anetarësim në Bashkimin Evropian.

– Përmbushja e këtyre objektivave do të mbikqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare.

– Tryeza e Partive Shqiptare Parlamentare do të funksionojë sipas parimit të rotacionit dhe do të shërbejë si platformë për harmonizimin e aksionit politik dhe komunikimin transparent me partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë, duke kërkuar veçanërisht mbështetjen e Bashkimit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare.

– Tryeza do të përcaktojë afatet për realizimin e objektivave të sipërpërmëndura, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.”

Urime!

BDI konfirmon platformën e përbashkët të partive shqiptare
Lexo po ashtu BDI konfirmon platformën e përbashkët të partive shqiptare
Edhe ”Aleanca për Shqiptarët” konfirmon mbështetjen për deklaratën e përbashkët
Lexo po ashtu Edhe ”Aleanca për Shqiptarët” konfirmon mbështetjen për deklaratën e përbashkët
Lëvizja Besa: Deklarata e përbashkët është meritë e gjitha partive
Lexo po ashtu Lëvizja Besa: Deklarata e përbashkët është meritë e gjitha partive

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori