LAJMI I FUNDIT:

Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë partitë shqiptare në Maqedoni (Dokument)

Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë partitë shqiptare në Maqedoni (Dokument)

Deklarata, të cilën ekskluzivisht e publikon gazeta Koha, ndërsa pritet të firmoset sot nga secila parti veç e veç, ka pësuar ndryshime sa i përket krijimit të Ministrisë së Komuniteteve, e që tashmë quhet “Ministria për Sistem Politik”

“Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal, krijimi i një mekanizmi të ri në formën e një Komisioni shtetëror për financimin e komunave, për një vendimmarrje më të drejtë dhe miratimin me shumicën e dyfishtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave…”, shkruan Deklarata, të cilën ekskluzivisht publikon gazeta KOHA, ndërsa e arritur më 29 dhjetor në Tiranë në mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Fadil Zendeli, njëri nga kryetarët e RDK-së, takim ky që u realizua me ndërmjetësim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Që në pikën e parë të Deklaratës, mes tjerash katër liderët shqiptarët bien dakord që të respektojnë vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit.


“Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, të përcaktuar pa asnjë alternativë tjetër për integrim në NATO dhe në BE, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues”, nis Deklarata e arritur nga katër liderët shqiptarë.

Veç kësaj, Deklarata obligon partitë shqiptare për përfaqësim të drejtë në organet e sigurisë-policisë dhe në ato të drejtësisë. Gjithashtu, vend të rëndësishëm ka zënë edhe financimi i kulturës dhe aktiviteteve kulturore shqiptare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Madje, kërkohet edhe krijimi i një institucioni qendror për avancimin e gjuhëve të komuniteteve, i cili do të sigurojë përgatitjen e përkthyesve, redaktorëve dhe lektorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori