LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të tregoj detajet e eksplodimit të Note 7

Samsung do të tregoj detajet e eksplodimit të Note 7

Samsung ka qenë duke bërë hetime për të kuptuar pse Galaxy Note 7 dhe pajisja zëvendësuese e tyre kanë marrur flakë.

Kompania kishte tërhequr pajisjen për të zëvendësuar atë me prodhime të reja mirëpo edhe pajisjet e zëvendësuara kanë pasur të njejtin problem. Më pas, pajisja ishte anuluar plotësisht.

Sipas disa spekulimeve, dizajni i pajisjes dhe mënyra si ishte paketuar bateria mund të jenë arsyet pse pajisja ka marrë flakë.


Fillimisht, Samsung kishte menduar se disa nga bateritë e pajisjes po shkaktonin problemin dhe kështu bateritë u zëvendësuan me modele të reja prej një prodhuesi tjetër. Megjithatë, problemi mbeti i njejtë.

Samsung pritet të zbuloj detajet e hulumtimit të tyre më vonë gjatë këtij muaji, bën të ditur Reuters. Kështu, mbetet të shihet në ditët në vijim se cilat janë shkaqet kyresore të marrjes flakë të Note 7.