LAJMI I FUNDIT:

LG sjell G6 para Samsung Galaxy S8

LG sjell G6 para Samsung Galaxy S8

Shumë prej nesh presim të shohim se çfarë ka LG në mendje të sjell në 2017. Vitin e kaluar, LG G5 ishte lansuar në ngjarjen teknologjike MWC.

Mirëpo, pasi Samsung thuhet se nuk do të jetë pjesë e ngjarjes vitin e ardhshëm, LG mund të marrë më shumë vëmendje.

Megjithatë, LG mund të jetë duke synuar që të ketë një njoftim komercial më të hershëm të pajisjes së tyre të ardhshme, LG G6. Sipas një mediumi Korean, ETNeës, LG është duke u përpjekur të sjell LG G6 një muaj më herët se LG G5, që është lansuar së pari në muajin prill në SHBA.


LG do të ketë mundësi të shfrytëzojë një korridor që gjendet i zbrazët, para lansimit të Galaxy S8 nga Samsung dhe kohës kur shitjet e iPhone të Apple stagnojnë.

G6 pritet të jetë drastikisht i dalluar nga parardhësit e tij. Sipas spekulimeve, kompania do të implementojë material të metalit dhe xhamit, teknologjinë për mbrojtje nga uji dhe mbushës pa tela.

Për më shumë, thuhet se G6 do të ketë edhe skanues të syrit. Megjithatë, spekulimet kanë kohë për t’u konfirmuar si të vërteta ose jo.