Shuhet në moshën 68-vjeçare, aktori i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit, Bujar Lako. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, mëngjesin e së hënës, pas një ataku në zemër.
Karrierën e filloi menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1973 si aktor në Teatrin Kombëtar. Nuk kaloi shumë kohë dhe pjesëmarrja në filmat “Përballimi” dhe “Në fillim të verës” do e katapultonte në produksione më të mëdha kinemaje si “Gjeneral Gramafoni”, në rolin e Halit Beratit, “Balle për ballë” në rolin e Mijo Bermenës, “Gurët e shtëpisë time” në rolin e Tenente Morucit dhe produksionet më të fundit ku mori pjesë ishte prodhimi i vitit 2003 “Lule të kuqe, lule të zeza”, ku luajti përkrah të tjerë emrave si Kastriot Çaushi, Vasjan Lami, Petrit Malaj, Mevlan Shanaj etj. Gjithashtu, edhe “Magic Eye”, ku shfaqet përkrah Timo Fllokos, Alban Ukajt dhe Arta Dobroshit.
Në teatër ka interpretuar një sërë rolesh në vepra si “Vdekja e një komisioneri”, “Ditë vere”, “Ariu”, “Monserati” etj., raporton TCH.
Gjatë karrierës së tij, Bujar Lako është mirëpritur gjithnjë nga publiku, por edhe kritika e cila e ka vlerësuar edhe me çmime. I pari për të ishte në vitin 1979, ku ngriti kupën e aktorit më të mirë të festivalit të filmit për rolin e tij në filmin “Gjeneral Gramafoni” dhe në vitin 2005 do të fitonte titullin “Palma e Artë”, me filmin “Magic Eye” të Kujtim Çashkut, që përbën edhe çmimin më të madh marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A për filmin.
Titujt që mban mbi vete janë urdhri “Naim Frashëri”, klasi i parë në vitin 1982, “Artist i merituar” në vitin 1985 dhe “Nderi i kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2013.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje