LAJMI I FUNDIT:

Në rrugën më të shtrenjtë në Britani të Madhe, shtëpia më e lirë kushton 20 milionë euro (Foto)

Në rrugën më të shtrenjtë në Britani të Madhe, shtëpia më e lirë kushton 20 milionë euro (Foto)

Në Sheshin Eaton të Londrës, ndodhet rruga më e shtrenjtë në Britani të Madhe, ku shtëpia më e lirë kushton 20 milionë euro.

Lloyds Bank ka bërë një hulumtim duke u bazuar në vlerat e shtëpive, për të krijuar hartën e zonave ku patundshmëritë kapin shifrat më të larta, transmeton Telegrafi.


Studimi ka treguar se kjo rrugë që ndodhet në qendër të kryeqytetit anglez, ku ka ndërtesa të shekullit XIX-të kryeson me listën e vendeve më të shtrenjta. Në fakt, janë edhe pesë vende të tjera në Londër ku objektet më të lira nisin nga shtatë milionë euro.

Në vendin e gjashtë ndodhet rruga ‘Fanquhar’ në West Midland, ku shtëpia më e lirë kushton dy milionë euro.

Vendet e mbetura janë zënë nga rrugë që ndodhen në Yorkshire, East Midlands, Skoci dhe Wales, ku për objektin më të lirë të banimit, duhet të paguhet mbi një milionë euro. /Telegrafi/