Telefoni i parë që palohet pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe pajisjet e tilla pritet të marrin famë në vitin 2019. Lajmi është bërë i ditur nga Kang Chung prej kompanisë Kolon Industries, kompania e vetme në botë që është në gjendje të prodhimit masiv të materialeve që nevojiten për prodhimin e ekraneve të palueshme.
Sipas spekulimeve, Kolon Industries do të ofroj këto materiale për kompanitë lidere si Samsung Electronics, LG Electronics dhe BOE, edhepse asnjëra prej këtyre kompanive nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm.
Chung ka bërë të ditur se pesë prej kompanive kryesore pritet të fillojnë prodhimin e telefonave të palueshëm në 2018. Një vit më vonë, telefonat e palueshëm pritet të marrin 20 për qind të tregut në Korenë Jugore.
Ai poashtu ka bërë të ditur se telefonat e parë të palueshëm që do të lansohen vitin tjetër do të kenë rreze të lakueshmërisë për 5 milimetra dhe jo 1 milimetër siç është spekuluar.
Materialet e Kolon Industries do të zëvendësojnë xhamin e ngurtë të telefonave aktual, material ky që pritet të përdoret në shumicën e telefonave të palueshëm që do të lansohen në të ardhmen e afërt.
Kompania pritet të prodhojë masivisht materiale të tilla për rreth 100 milionë njësi të pajisjeve të lakueshme në 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh