BDI: Së pari rezultatet përfundimtare pastaj bisedimet për koalicion
Partitë politike shqiptare në Maqedoni akoma nuk janë prononcuar për çështjene e koalicionimit dhe formimin e Qeverisë së ardhshme. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) theksuan për TV21 se presin rezultatet përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe se pastaj do t’i qasen çështjes së koalicionimit me partitë e tjera për formimin e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga opsionet e kësaj partie është thirrja e një takimi nga kryetari i tyre Ali Ahmeti me gjitha partitë tjera shqiptare për një platformë të përbashkët që ka si synim barazinë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani një javë më parë theksoi se platforma e tyre bazë do të jetë kusht për Qeverinë e re.
“BDI ka legjitimitet të pastër për të përfaqësuar shqiptarët dhe do të bisedoj mi cilindo partner të koalicionit eventual vetëm në bazë të 5 zotimeve të saja të dhëna në platformën e saj. Këtu nënkuptohet gjuha shqipe e barabartë , ndarja e buxhetit në bazë të barabartë, zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi i Maqedonisë në Nato. Këto janë kërkesat e BDI-së për cilindo partner të koalicionit’’, u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Nga Lëvizja BESA thonë se mbeten pas atyre qëndrimeve të shprehura edhe më parë.
“Lëvizja Besa do të pranojë bisedime për formimin e qeverisë së ardhshme me kusht vetëm nëse në të nuk do të ketë persona të inkriminuar ose persona të dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike. Pastaj do të kishim filluar bisedimet eventuale në qoftë se pranohet diskutimi për ridefinimin juridiko-kushtetues të shtetit dhe kushti i tretë është që Marrëveshja për qeverinë e re të jetë transparente për tërë publikun dhe të jetë e afatizuar me kohë’’, ka thënë Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se kushtet e tyre vazhdimisht janë të përsëritura që sipas tyre janë: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në gjithë vendin, modeli binacional i funksionimit të sistemit dhe institucioneve, buxheti me prerje lokale dhe vazhdimi i mandatit të PPS-së. Nga PDSH nuk janë prononcuar lidhur me çështjen e koalicioneve. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, presidenti Gjorgje Ivanov do ti ndajë mandatin partisë me numër më të madh të deputetëve, e cila nis bisedimet për formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj