LAJMI I FUNDIT:

Apple iPhone 8 vjen me ekranin e lakuar OLED?

Apple iPhone 8 vjen me ekranin e lakuar OLED?

Apple pritet të vijë në tri versione të ndryshme me iPhone 8 vitin e ardhshëm. Dhe siç mund të pritet njëri prej tyre do të jetë iPhone 8 si dhe dy versione të iPhone 8 Plus.

Njëri nga versionet e iPhone 8 Plus thuhet se do të vijë me ekranin OLED i cili do të jetë i lakuar në skajet e pajisjes.

Samsung do ta bëjë këtë version të telefonit, ndërsa edhe më herët është dëgjuar se ekrani do të jetë plastikë OLED.


Versioni OLED i iPhone të ri të lakuar do të jetë i lakuar në të gjitha anët pasi Apple ka urdhëruar këtë material të ekranit tashmë nga Samsung Display.

Samsung do ta furnizojë rivalin e saj Apple me 100 milionë njësi të ekraneve OLED të lakuar  deklaroi”një burim i njohur me këtë çështje” për Korea Herald.

Apple pritet të lëshojë iPhone 8 në shtator të 2017, dhe modelet e reja pritet të vijnë me një numër të përmirësimeve të tjera mbi modelet aktuale, duke përfshirë edhe një dizajn krejtësisht të ri.