LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Nuk luajmë për barazim ndaj Juventusit

Spalletti: Nuk luajmë për barazim ndaj Juventusit

Luciano Spalletti ka folur për takimin e nesërm(shtunë) ndaj Juventusit.

Trajneri i Romës pret një angazhim të madh nga futbollistët e tij, pasi kërkon një rezultat pozitiv ndaj Juventusit, dhe sipas tij skuadra e tij nuk do të hyjë në lojë për një barazim.

“Qëndrimi ynë është i lehtë për të shpjeguar: kjo është një lojë themelore për ne”, ka thënë Spalletti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.


“Ne nuk mund të shkojmë atje dhe të kërkojmë një barazim, sepse do të humbitnim sigurt”, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi një ekip i fortë dhe kemi për të shkuar atje dhe për të dhënë llogari për veten, duke treguar forcën tonë”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/