LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Dua fitore ndaj Romës

Allegri: Dua fitore ndaj Romës

Massimiliano Allegri e ka cilësuar si të vështirë ndeshjen e nesërme ndaj Romës, por pret fitore nga skuadra e tij, Juventus.

Juventus dhe Roma do të ndeshen nesër(shtunë) me fillim nga ora 20:45 në derbin e javës të Serie A, por vendasit nga Torino duan që pikët e plota të mbesin në shtëpi.


“Na pret një ndeshje e vështirë, ku sigurisht nevojitet një punë e madhe nga të gjithë nëse duam të fitojmë. Në sulm do te jetë Higuain, por ende nuk e kam vendosur për shokun e tij të repartit, Mandzukic apo Dybala, pasi nuk mund të luajmë me të tre bashkë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Juventusi dhe Roma me mungesa të rëndësishme para derbit
Lexo po ashtu Juventusi dhe Roma me mungesa të rëndësishme para derbit

“Vitet e fundit Roma ka qenë rivali ynë për titullin kampion. Është një skuadër e fortë, e organizuar mirë dhe lojtarë shumë cilësorë”.

“Ndryshe nga fillimi i kampionatit ata po tregohen më të kujdesshëm në mbrojtje. Është një sfidë që nuk vendos kampionatin. Personalisht nuk dua barazimin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/