LAJMI I FUNDIT:

Petir: LSDM duhet ta pranojë fitoren e OBRM-PDUKM

Petir: LSDM duhet ta pranojë fitoren e OBRM-PDUKM

Eurodeputetja dhe kryetarja e grupit “Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Evropiuan”, Marijana Petir, ka shprehur shqetësimin e saj për shkak të ngjarjeve në seancat e KSHZ-së, ku, sipas saj, ka përpjekje për tu ndryshuar vullneti i shumicës së qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira dhe të drejta më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poltikanja kroate në një deklaratë për AIM tha se “ky presion ndaj KSHZ është jashtëzakonisht shqetësues dhe nuk është i pranueshëm” dhe se “opozita mori të gjithë atë çfarë ka kërkuar dhe tani duhet të respektojë fitoren e OBRM-PDUKM të zgjedhjeve”.

Zyrtarisht Brukseli pret formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe të fortë që do të sjellë program për reforma dhe kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike. /Telegrafi/