LAJMI I FUNDIT:

Brenda limuzinës luksoze të Donald Trumpit, të cilën Cadillac e kishte prodhuar enkas për të (Foto)

Brenda limuzinës luksoze të Donald Trumpit, të cilën Cadillac e kishte prodhuar enkas për të (Foto)

Limuzina luksoze e prodhuar enkas për Donald Trumpin në vitet e 80-ta, ka “zbarkuar” në Angli, pasi në këtë vend është rritur numri i personave që dëshirojnë ta blejnë.

Biznesmeni nga New York-u që tashmë gëzon epitetin e presidentit amerikan, kishte porositur dy limuzina luksoze nga Cadillac në vitin 1988, transmeton Telegrafi.


Vetura posedon motor tejet të fuqishëm prej 5.0 litra, ku përbrenda është tejet luksoze dhe këtë gjë më së mirë e dëshmon fakti se ka faks, televizion dhe video-lojëra, prerës së letrave, tavolinë pune, telefona të markës NEC dhe banak me pije të ndryshme.

Trump që gjatë muajit të ardhshëm do të bëjë betimin për president të Shtetet të Bashkuara, kohë më parë pati deklaruar se veturat janë “pika e tij e dobët” dhe se ndihet krenar që kompania Cadillac kishte prodhuar veturën e parë për të.

Ende nuk dihet se me çfarë çmimi fillestar do të del në ankand limuzina luksoze, por mediat e specializuara për vetura të viteve të 80-ta pretendojnë se çmimi i një veture të tillë asokohe sillej nga 55 deri në 60 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori