LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Ngjarjet në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve

Ymeri: Ngjarjet në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve

Kryetari i lëvizje Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se ngjarjet e fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës.

Ai tha se njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit.

Ky është postimi i plotë i Ymerit në Facebook:

“Ngjarjet e fundit në Halep kanë tronditur ndërgjegjen e njerëzve anembanë botës. Qindra mijëra fëmijë e pleq të vrarë barbarisht, shtëpi e spitale të shkatërruara, persekutime, masakra e spastrime, janë këto pasojat e një lufte që nuk po kryhet tash e gjashtë vjet. Asnjë interes ekonomik, kurrfarë influence gjeopolitike nuk e arsyeton këtë batërdi. Njerëzit atje po përballen me krime kundër njerëzimit, këto krime janë të dënueshme dhe duhen dënuar.

Ndërkohë që solidarizohemi me civilët e pafajshëm, kjo nuk mjafton për të parë rrugët e daljes nga kjo vorbull e përgjakshme.

Siria është shembulli më ilustrues që na tregon se sa e rrezikshme bëhet bota kur marrëdhëniet ndërkombëtare udhëhiqen nga pragmatizmi- nga interesi vetjak për dominim. Në Siri tash e sa kohë po e pëson një popull i tërë, po i cenohet e shkatërrohet hapësira, po i pamundësohet jetesa e shkatërrohet e ardhmja. Është desovranizuar për t’iu kontrolluar territori e resurset, e kështu po i cenohet liria e mirëqenia. Një paqe e përhershme është e mundur vetëm nëse zhduken shkaqet e luftës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Pa qenë fare në luftë, serbët arrestojnë qytetarin e Kosovës dhe e akuzojnë për krime lufte

Siguri
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Kontributi i tij për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

Lajme
Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Boksieri që u bë pastor, rrëfimi i Akil Panos: Si u lidha me Zotin!

Lajme
Kalo në kategori