LAJMI I FUNDIT:

Momenti i arrestimit të menaxherëve të lokaleve të Bllokut në Tiranë: “Duart lart, hapi këmbët” (Video)

Momenti i arrestimit të menaxherëve të lokaleve të Bllokut në Tiranë: “Duart lart, hapi këmbët” (Video)

Policia e Tiranës ka prangosur 11 persona mbrëmjen e djeshme, nën akuzën e shpërndarjes dhe përdorimit të drogës. Të arrestuarit janë katër menaxherë lokalesh në Bllok, si dhe kamerierë.

Në pamjet filmike, të cila janë kapur nga vetë Policia, duket momenti kur një nga punonjësit e Policisë kap një prej të dyshuarve, i kërkon të kthehet me kurriz e të ngrejë duart dhe të hapë këmbët.


Sipas Policisë, në këto lokale menaxherët krijonin kushtet e përshtatshme për klientët e tyre që të konsumonin drogën e shpërndarë nga kamerierët apo nga bashkëpunëtorë që shtireshin si klientë. /BW/