LAJMI I FUNDIT:

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Romës dhe Fiorentinës në EL

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Romës dhe Fiorentinës në EL
FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 18: AS Roma player Mohamed Salah in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on September 18, 2016 in Florence, Italy. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma via Getty Images)

Roma dhe Fiorentina kanë kaluar tutje nga grupet e tyre në Ligën e Evropës.

Dy skuadrat italiane nuk e kishin problem të përfundojnë në pozitat e para në grupet përkatëse për dallim nga Interi që dëshpëroi dhe e mbylli në pozitën e fundit.

Shorti do të hedhet të hënën, ndërsa Roma dhe Fiorentina kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm të tyre.


Dy skuadrat italiane nuk mund të përballen mes vete në kuadër të EL në këtë raund të garave, ndërsa nuk mund të përballen as me skuadrat që kishin në Grup, Roma me Astran dhe Fiorentina me PAOK-un.

Ndeshjet e para në Ligën e Evropës do të zhvillohen më 16 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. /Telegrafi/

Kundërshtarët e mundshëm të Romës:

Manchester United, Olympiacos, Anderlecht, AZ Alkmar, Athletic Bilbao, Celta Vigo, Gent, Krasnodar, PAOK, Hapoel Beer Sheva, Villareal, Rostov, Ludogorets, Borussia Monchengladbach, Legia Warsaw

Kundërshtarët e mundshëm të Fiorentinës:

Manchester United, Olympiacos, Anderlecht, AZ Alkmar, Athletic Bilbao, Celta Vigo, Gent, Krasnodar, Astra, Hapoel Beer Sheva, Villareal, Rostov, Ludogorets, Borussia Monchengladbach, Legia Warsaw