LAJMI I FUNDIT:

Përse njerëzit janë vazhdimisht të interesuar për seks?

Përse njerëzit janë vazhdimisht të interesuar për seks?

Shumica e kafshëve kanë periudha të caktuara ku janë më të interesuara për seks, por kjo është ndryshe për njerëzit të cilët vazhdimisht janë të interesuar për seks.

Por, cila është arsyeja prapa këtij interesimi? Një studim thotë se arsyeja është se njerëzit fillojnë të funksionojnë ndryshe për shkak se seksi shërben si një “ngjitës” në lidhjet serioze, transmeton Telegrafi.

Zbulimet, e publikuara në revistën shkencore “Evolution and Human Behavior”, thotë se seksi është mjet i rëndësishëm për lidhjen emocionale të një mashkulli dhe një femre, e nuk është vetëm humbje e energjisë.


Interesimi i njerëzve për seks me të vërtet që është mister evolucionar. Por, ky interesim besohet se ka të bëjë me lidhjen emocionale të dy njerëzve në lidhje. /Telegrafi/