LAJMI I FUNDIT:

Shënohet “Jave e Omer Kaleshit”, promovohet ekspozita e veprave të tij

Shënohet “Jave e Omer Kaleshit”, promovohet ekspozita e veprave të tij

Me promovimin e veprave të artistit të shquar shqiptar nga Maqedonia, Omer Kaleshi, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve, u rrumbullaksua shënimi i “Javës së Omer Kaleshit”, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prani të mysafirëve të shumtë, në hapjen e ekspozitës, në suaza të së cilës janë ekspozuar 24 veprat artistike, fjalim mbajti sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.


Ai theksoi se me krijimtarinë e tij, Omer Kaleshi i cili gjendet në majën e veprave artistike ndërkombëtare, arriti që t’i bashkojë civilizimet ballkanike.

Në këtë solemnitet fjalim mbajti edhe akademiku Luan Starova, i cili ka bërë retrospektivë për jetën dhe veprën artistike të artistit nga vendlindja e tij Kërçova, përmes Shkupit, Stambollit dhe Parisit.

Omer Kaleshi është nderuar edhe me medalje për merita për Maqedoninë, nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori