LAJMI I FUNDIT:

20% e popullatës ka emigruar nga Maqedonia

20% e popullatës ka emigruar nga Maqedonia

Numri i popullsisë në disa vende të Evropës Juglindore, diku më shumë e diku më pak, por pothuajse çdokund ulet si pasojë e valës masive të migrimit, e cila filloi dhe ende vazhdon tek anëtaret e reja të Bashkimit Evropian, shkruan gazeta KOHA. Në të shumtën e rasteve, arsyeja kryesore për largimin masiv veçanërisht të të rinjve, është për jetë më të mirë, gjegjësisht punësim apo gjetjen e një pune mirë të paguar. Nga ky trend nuk është përjashtuar as Maqedonia.

Statistika të ndryshme ndërkombëtare dhe organizata tregojnë të dhëna alarmuese për migrimin nga Maqedonia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në vitin 2015, rreth 516 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë jetuar jashtë Maqedonisë, që është më shumë se 20 për qind e popullsisë gjithsej. Banka Botërore ka të dhëna për gjendjen e migrimit nga vendi duke përfshirë vitin 2013. Sipas BB-së, deri në fund të atij viti, 600 mijë qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga Maqedonia.


Enti i statistikave evropiane – EUROSTAT ndërkohë publikoi se në periudhën nga viti 1998 deri më 2011, nga Maqedonia janë larguar rreth 230 mijë qytetarë, pjesa më e madhe të rinj. Destinaci më i preferuar i qytetarëve të Maqedonisë vazhdon të mbetet Gjermania. Sipas Dojçe Veles, vitin e kaluar 24 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë ardhur në Gjermani, nga të cilët gjysma nuk janë kthyer. Sipas Entit Federal të Statistikave në Viesbaden – DESTATIS, në Gjermani jetojnë më shumë se 67 mijë qytetarë të Maqedonisë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ndërkohë ka zbuluar të dhëna alarmante mbi emigracionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori