LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i kërkoi Matteo Renzit të shtyjë dorëheqjen

Presidenti i kërkoi Matteo Renzit të shtyjë dorëheqjen

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i kërkoi sot në mbrëmje kryeministrit italian, Matteo Renzi të shtyjë dorëheqjen për të mundësuar miratimin e buxhetit 2017 në Parlament.

Kryeministri italian, Matteo Renzi mbërriti sot në mbrëmje në Quirinal, selia e presidencës italiane, për t’i paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit, Sergio Mattarella.


Matteo Renzi ka njoftuar më herët se do të jepte dorëheqjen pas dështimit që pësoi në referendum reforma kushtetuese.

Mediat italiane spekuluan mbi mundësinë se kjo dorëheqje nuk do të pranohej, por do të shtyhej për disa ditë për të mundësuar votimin përfundimtar në Parlament të buxhetit 2017.