LAJMI I FUNDIT:

“Kur Milani e bleu Matrin qava në banjë”

“Kur Milani e bleu Matrin qava në banjë”
Foto Spada/LaPresse19 10 2013 Milano (Italia)Sport CalcioMilan - Udinese Campionato italiano di calcio Serie A Tim 2013 2014Nella foto: matriPhoto Spada/LaPresse19 10 2013 Milan ʨItaly)Sport SoccerMilan - Udinese Italian Football Championship League A Tim 2013 2014In the picture: matri

Andrea Petagna, ish-sulmues i Milanit, i cili tani luan tek Atalanta, ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” ku ka folur për vitet e kaluara te kuqezinjtë.

“Kam debutuar në Ligën e Kampionëve në moshën 17 vjeç me Allegrin. Ndiqja liceun psiko-pedagogjik me vajzën e tij Valentina”.

Trajneri më kritikonte sepse nuk merrja nota të mira.


“Vrapo, përndryshe nesër do të shkosh në shkollë dhe nuk do të stërvitesh me ne”.

“Allegri di t’i menaxhojë shumë mirë lojtarët. Herën e fundit që kam folur me të i kam uruar fat për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës”.

“Në 2013-ën Galliani më përkufizoi si të paprekshëm. Në fazën parapërgatitore kam shënuar kundër Manchester City-it dhe në Trofeun Tim. Për shkak të dëmtimit të Pazzinit kam qenë sulmuesi tjetër që ishte në dispozicion bashkë me Balotellin”.

“Ditën e fundit të afatit kalimtar Milani bleu Matrin. Kur e mësova jam mbyllur në banjën e restorantit dhe kam qarë”, ka zbuluar Petagna.