Përkundër nevojës për një Ligj për lustrim, në Kosovë ende nuk ekziston një klimë e favorshme politike për miratimin e tij.
Ligji do të “ndriçonte” veprimet në sistemin e kaluar komunist të personave me funksione në institucione politike dhe publike dhe të atyre që i pretendojnë këto funksione.
Nisma dhe propozimet për një Ligj të tillë ka pasur në Kuvendin e Kosovës rreth 7 vjet më parë, por ato kanë ngecur për shkak të mosgatishmërisë së deputetëve të partive që ishin në pushtet në atë kohë për ta miratuar atë.
Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale, shpjegon se çfarë nënkupton Ligji për lustrim.
“Do të thotë, që të ndriçohet, kanalizohet dhe të prezantohet puna, sjellja, veprimet e personave, posaçërisht të këtyre që janë në pozita, deputetë, ministra, zëvendësministra, drejtorë të policisë, gjyqtarë, prokurorë, etj. Do të thotë, çfarë të kaluare kanë pasur më parë, posaçërisht në sistemin komunist, në vitet 70, 80-85, e sidomos në periudhën e aparteidit që ka qenë prej viti 1989 e deri ën shpërthimin e luftës”, ka thënë profesor Salihu.
Sipas tij, ndriçimi i tillë do të nevojitej për faktin që të konstatohet se a kanë personat e tillë integritet moral, etik, njerëzor për të qenë në pozitat drejtuese dhe përfaqësuese.
Nait Hasani, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se Ligji për lustrim ka qenë dhe mbetet i nevojshëm.
Por, sipas tij, sikurse para rreth 7 vjetësh, kur partitë në pushtet nuk kanë pasur vullnet politik ta miratojnë një ligj, ngjashëm edhe sot, vullneti i tillë mungon tek partitë e koalicionit qeverisës.
“Ky (Ligji për lustrim) do ta lironte politikën nga hipoteka dhe do të krijonte një mundësi për të ardhme më të mirë dhe për vullnetin e qytetarëve për ta pasur një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është bërë për shkak se atëherë kishte një koalicion. Tani, mendoj se përsëri është një gjendje e tillë. Kjo do të thotë se përsëri nuk ka mundësi që të krijohet dhe shpresojmë për të ardhmen”.
Të nevojshëm Ligjin për lustrim e ka cilësuar edhe Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, rrethanat, kushtet dhe specifikat e tranzicionit në Kosovë kanë krijuar ambient në të cilin nuk është gjetur përkrahja për miratimin e një ligji të tillë.
Megjithatë, ai beson që tash nuk ekzistojnë pengesa të tilla për miratimin e këtij ligji.
Por, si e sheh ai hezitimin që ende ekziston për një Ligj të lustrimit?
“Tash, unë i takoj gjeneratës së re dhe ndoshta është e padrejtë që të paragjykojë për të kaluarën e shumë njerëzve, sepse kjo më shumë ta prekë një gjeneratë më të vjetër. Por, besoj që ata, vetvetiu, të cilët janë pjesë të vendimmarrjes, nuk duhet të hezitojnë që Kosova ta ketë një ligj të tillë, ashtu siç e kanë miratuar të gjitha vendet demokratike, sidomos ato, pas shpalljes së pavarësisë, e që kanë qenë të okupuara”, tha Zemaj.
Profesor Salihu thekson se përkundër asaj që ai beson se një Ligj për lustrim ka qenë dhe është i nevojshëm, megjithatë, sipas tij, në situatën aktuale që mbretëron në Kosovë, një ligj i tillë më shumë do të krijonte pasoja negative se sa pozitive.
“Për shkak se situata politike është mjaft e brishtë. Do të filloj punën edhe Gjykata speciale ne vitin e ardhshëm dhe po që se i hyjnë kësaj pune, në këto dy -tri vitet e ardhshme, do të ketë vetëm pasoja vetëm të dëmshme dhe asgjë nuk do të ketë dobi Kosova prej këtij ligji”.
Profesor Salihu thekson se miratimi i Ligjit për Lustrim vështirë se do të mund të shqyrtohet edhe 5 ose më shumë vjet, për shkak të ecurive që priten të ndodhin në tre apo katër vjetët e ardhshëm në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City