LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Partitë maqedonase nuk e kanë respektuar Kushtetutën në lidhje me gjuhën shqipe

Grubi: Partitë maqedonase nuk e kanë respektuar Kushtetutën në lidhje me gjuhën shqipe

Bartësi i listë së BDI-së në Njësinë zgjedhore numër 1 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe shefi i kabinet të kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku mbi të gjitha ka folur për zbatimin e gjuhës shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Edhe pse narativi shoqëror maqedonas ishtë dramatik për ndryshimin e Kushtetutës, Ligjin për Amnesti, Ligjin për ndarje territoriale, decentralizimi, përdorimin e gjuhës shqipe në shumë instanca shtetërore dhe lokale, përdorimin zyrtar të flamurit kombëtar, themelimin i dy universiteteve shqiptare, punësimin e rreth 25.000 shqiptarëve në administratë, ngritjen e shqiponjës në Çair, dhe shumë projekte të tjera kombëtare të BDI-së, prap se prap, asgjë e keqe nuk i ndodhi as Maqedonisë e as popullit Maqedonas.”

BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (Video)
Lexo po ashtu BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (Video)

”Pikërisht kjo do të ndodh përsëri me miratim e një ligji të vecantë për përdorimin e gjuhës shqipe në përbërjen e re parlamentare. Maqedonia do të bëhet edhe më e fortë, më e barabartë.”


”Sa i përket rregullativës kushtetuese, gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare, mirëpo përvoja shumëvjeçare po dëshmon se në praktikë, që të dyja partitë kryesore maqedonase kanë cënuar Kushtetuën duke mos treguar gatishmëri për ta rrumbullakësuar këtë cështje të ngelur pa u përfunduar nga Marrëveshja e Ohrit. Prandaj, shtyllë kyçe e programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim është pikërisht rregullimi i përdorimit të gjuhës shqipe me gjuhën tjetër zyrtare edhe atë në të gjitha nivelet në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. ” tha mes tjerash Grubi./Telegrafi/