LAJMI I FUNDIT:

Leipzig i frikëson gjigantët gjerman: “Mund të jetë Licesteri i Gjermanisë”

Leipzig i frikëson gjigantët gjerman: “Mund të jetë Licesteri i Gjermanisë”

Rassenball Sport Leipzig është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm në Bundesliga.

Skuadra debutuese në elitën e futbollit gjerman zë pozitën e parë me 27 pikë në tabelë, tri më pak se Bayern Munich.


Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel ka thënë se Leipzig mund të jetë një Leicester City.

“Vitin e kaluar kishim fenomenin e Leicester City në Angli. Leipzig mund të bëjë të njëjtën gjë. Bindem për këtë fakt sa herë që i shoh teksa luajnë futboll”, deklaroi Tuchel.

“Leipzig duhet të merret shumë seriozisht. Kjo gjë që po ndodh këtë sezon në Gjermani mund të krahasohet vetëm me atë që ndodhin sezonin e kaluar në Angli”, deklaroi Tuchel.

Së fundmi Leipzig mposhti në udhëtim Bayer Leverkusenin me rezultat 2-3 dhe shfrytëzoi humbjen e Bayernit për të kryesuar e vetme në Bundesliga. /Telegrafi/