LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy e pranoi disfatën në zgjedhjet partiake

Sarkozy e pranoi disfatën në zgjedhjet partiake

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e ka pranuar disfatën në rundin e parë të zgjedhjeve të Partisë Konservatore, për zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

“Nuk ia dola t’i bindi votuesit”, tha Sarkozy gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Paris para mbështetësve të tij, pasi doli i treti në këtë garë.


Para tij u plasuan ish-kryeministrat, Francois Fillon dhe Alain Jupe, të cilët do të ballafaqohen me njëri-tjetrin javën e ardhshme.

Sarkozy tha se do ta mbështesë ish kryeministrin Fillon, i cili ishte kryeministër i Francës në periudhën 2007-2012.

Rezultatet e pjesshme të këtyre votimeve tregojnë se Fillon kishte gati 44%, Juppe afro 28%, ndërsa Sarkozy kishte mbledhur 21% të votave.