LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ne dërmojmë shkrepa dhe tradhëti për idealet tona

Ahmeti: Ne dërmojmë shkrepa dhe tradhëti për idealet tona

Sot BDI e ka filluar edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konventa promovuese e BDI-së për kandidatët për deputet mbahet tani në sallën ”Boris Trajkovski” në Shkup.

Para Ali Ahmetit, në skenë u ngjitën dhe folën, edhe bartësit e listave të njësive tjera zgjedhore: Artin Spahiu, Xhevdet Spahiu, Agim Shaqiri, Nafi Durmishi, Artan Grubi dhe Ejup Halimi.


Ahmeti para të pranishmëve tha ”Këtu në sallë kemi bartësit e fitores sonë. Këtu kemi nëna, prindër që rrisin misionarët tanë. Jam krenar kur dëgjoj se sa aktivitet bën nëna shqiptare. Këtu kam ardhur që të ju them se kjo është fitore që ju garanton brezave siguri dhe lumturi. Dihet që rrugët e marra dhe të mira, dihet që rrugët e trasuara gjuhen dhe sulmohen. Në rrugën që ne kemi ecur edhe e kanë sulmuar, por ama, në emër të gjithëve, ju them atyre që kanë shkrepur për ne ju them se idealet tona djegin çdo shkepje. Ne dërmojmë shkrepa dhe tradhëti për idealet tona. Ne jemi brezi që për moto kemi Naim Frashërin, dielli lind në perendim dhe për këtë kemi punuar me gjithë energjinë. Rruga jonë është e ardhmja. Rruga jonë është euroatlantike e jo rrugë euro-aziatike. Le ta dinë të gjithë ata që kanë hezitim dhe dilemë, që ne do të përplasemi shumë fortë me ata që na dëmtojnë në rrugën euro-atlantike dhe në rrugën e BE-së. Kjo është rruga që ndihmoi UÇK-të dhe dua të ju them se të gjithë rrugët tjera na çojnë në skëterrë. Kohët e fundit janë krijuar ca lëvizje që kanë qëllim shkatërrimin e BDI-së. BDI është themeluar që të përparoj shqiptarët e jo për të shkatërruar ndonjë parti tjetër. Ata që themelohen për të shkatërruar kurr nuk do dinë të zhvillojnë.” tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori