LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të rinovimit të Strakoshës, portieri do të nënshkruajë me Lazion deri në vitin 2021

Në pritje të rinovimit të Strakoshës, portieri do të nënshkruajë me Lazion deri në vitin 2021

Portieri i talentuar shqiptar, Thomas Strakosha, i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni dhe Lazio kërkon ta blindojë 21-vjeçarin.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit bardhekaltër me në krye drejtorin sportiv, Igli Tare, kanë bërë gati kontratën e re për Strakoshën që do të zgjasë deri në vitin 2021 dhe do ta lidhë gardianin kuqezi me klubin kryeqytetas për pesë vitet e ardhshme.

Strakosha, i cili këtë sezon bëri debutimin e tij në Serinë A, shkëlqeu në tri ndeshjet e tij të para me Lazion dhe si shpërblim tashmë përfiton rinovimin e kontratës, transmeton SuperSport.

Marrëveshja aktuale e 21-vjeçarit me bardhekaltërit skadon në 30 qershorin e vitit 2017 por në ditët e ardhshme, ish portieri i Salernitanas pritet të firmosë kontratën e re, nga e cila do të përfitojë dukshëm një pagë më të lartë se ajo aktualja.

Strakosha me kontratë të re te Lazio
Lexo po ashtu Strakosha me kontratë të re te Lazio

Strakosha për momentin është zëvendësi i Federico Marchettit te Lazio, por nëse paraqitet si në sfidën ndaj Milanit, portieri shqiptar ka shanse të mira për të qenë ai titullari i skuadrës së Simone Inzaghit në të ardhmen.