Zamira Çavo
Pas fitores së z. Trump, një histeri marramendëse është ngritur në botë në lidhje me të ardhmen e saj. Në Shqipëri kjo histori është përkthyer në “E majta po bie”! Duket se ka një ndryshim të qenësishëm mes tensionit të botës për të ardhmen e saj dhe një euforie infantile të shfaqur në mediat tona me idenë se e majta po bie, që përkthehet Rama po bie!
Së pari: Fitorja e Trumpit nuk është gjë tjetër, por fundi i një rruge të shtruar ne shekuj me liberalizmin. Liberalizmi klasik, por edhe ai i ri, duke vënë në qendër lirinë harruan që demokracia e fituar jo lehtësisht nga francezët më 1789, kishte në thelb moton: Liri-Barazi-Vëllazëri. Por, kur borgjezia u fuqizua harroi se liria, pa dy të tjerat, nuk mund të çonte në realizimin e ëndrrës së saj të fillimit. Kjo borgjezi as më shumë e as më pak, duke i zgjeruar çdo ditë e më tepër kufijtë e lirisë dhe duke anashkaluar barazinë, i dha vetes një fuqi të jashtëzakonshme.
Njeriu më shumë se sa lirinë do barazinë, thoshte dikur Tokëvili. Barazia jo si vlerë, jo si pasuri (e bëj këtë sqarim pasi mund të keqkuptohet), por si mundësi. Realisht, liria i dha të gjitha mundësitë borgjezisë, e cila kur e kuptoi se sa shumë ishte fuqizuar, filloi të gjejë rrugë të tjera teorike e praktike për të justifikuar egërsinë ndaj shtresës së mesme, pabarazinë mes shtresave, dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Format e së majtës e së djathtës qeverisëse gati u shkrinë në mes tyre sa humbën realisht kuptimin e tyre. E majta dhe e djathta u bë njësh për të mbrojtur dhe justifikuar këtë fuqi marramendëse të vetvetes. Filozofia e “demokracisë” u bë filozofia e faktit të ndodhur që gradualisht ia la vendin indiferencës popullore dhe mungesës së reagimeve. Media ia shumëfishoi vlerat kësaj filozofie. Sot polarizimi i shoqërisë botërore është në kulmin e vet.
Një ndër multimiliarderët amerikanë, Nick Hanaure, i papenduar për pasurinë e tij të madhe dhe forcën e tij në politike, thotë: Kam një mesazh për plutokratët e mi dhe trilionerët dhe për këdo që jeton në një botë flluskë të gardhuar: Zgjohuni! Zgjohuni! Kjo s’mund të zgjasë përgjithmonë. Sepse, nëse nuk bëjmë diçka për ndreqjen e pabarazive ekonomike verbuese në shoqërinë tonë, sfurqet do të na gjejnë, pasi asnjë shoqëri e lirë dhe e hapur s’mund ta mbajë gjallë këtë lloj pabarazie ekonomike në rritje. Kurrë nuk ka ndodhur. Nuk kemi shembuj për të. Tregomëni një shoqëri shumë të pabarabartë, t’ju tregoj një shtet policor ose një kryengritje.
Dhe, ky nuk është mesazh që vjen nga e majta e as nga e djathta, vjen nga realiteti, i cili e tregoi me zgjedhjen e Trumpit reagimin e tij të parë. Bota nuk mund të jetë kaq e pabarabartë. Dhe ideologjia që e mund këtë pabarazi, që lufton kundër saj, është ideali i revolucionit francez, “Liri, Barazi, Vëllazëri”! Në mendimin tim, liberalizmi po shkon me shpejtësi drejt falimentimit si ideologji. Pasi kreu misionin e çlirimit të njeriut nga vargonj sociopolitikë, liberalizmi po shënon sot degradimin e sistemit. Ky sistem që jep me shumicë liri morale, sociale, por jo politike dhe ekonomike, ky sistem që flet për të drejtat e njeriut, duke mos llogaritur varfërinë, ky sistem që jep me grushte para për minoritetet gay, por jo për të luftuar varfërinë dhe padijen, ky sistem është i destinuar të shkatërrohet. Jo e majta! E majta ka nevojë të riformatohet!
Së dyti: E majta në Amerikë apo e majta në Shqipëri nuk është aspak e ndryshme nga e djathta në Amerikë apo e djathta në Shqipëri. E majta dhe e djathta, për të ruajtur pushtetin e kastës, kanë ndjekur politika ricikluese, të cilat kanë mbajtur dhe mbajnë në pushtet vetëm këtë kastë. As Hilarria në Amerikë nuk do bënte ndryshimin që priste Amerika. As Trumpi nuk do ta bëjë dot! Ata që këshilluan Trumpin e kishin kuptuar se një e folur ndryshe do ta zgjonte popullin! Dhe ashtu ndodhi.
Dhe, në Shqipëri, Rama nuk qeveris dot pa Berishën dhe të dy bashkë pa Metën! Ndryshimi mes tyre është thjeshtë vizion sipërfaqësor mbi forcimin e pushtetit personal. Ndaj koncepti për rënien e së majtës nuk vlen. Sepse ata janë pjesë e borgjezisë shqiptare që me pasurinë e tyre krahasohen me milionerët amerikanë! As Sali Berisha apo Lulzim Basha nuk janë ndryshe nga këta. Dhe ata janë aq të fuqishëm ekonomikisht sa do bëjnë ç’të mundin për të siguruar vetveten. Çdo fjalim qesharak i Bashës forcon pozitat e Ramës, dhe çdo forcim i pozitave të Ramës, nuk ndëshkon Bashën dhe të tjerët si ai! Ky riciklim është pasojë e liberalizmit, i cili nën emrin e “demokracisë” dhe lirive të individit” në Shqipëri, siguroi pasuri marramëndëse për elitën e politikës dhe varfëri ekstreme të pjesës tjetër të popullsisë.
Sot, filozofët, politologët, ekonomistët etj. kudo në botë po përpiqen të analizojnë situatën në të cilën ndodhet bota sot. Dikur do të duhet të jepet llogari për krizat e panumërta financiare, shpesh fiktive, që pasurojnë individin dhe varfërojnë ekstremisht popujt, dikush do japë llogari për miliona jetë njerëzish që vdesin çdo ditë si pasojë e varfërisë dhe luftërave që fillojnë e mbarojnë me bekimin e “demokracive” shtetërore! Gjithsesi problemi qëndron: E majta duhet të formatohet për një sistem me liri, barazi dhe vëllazëri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare