LAJMI I FUNDIT:

Sllavoj Zhizhek: Fitorja e Trumpit është zgjim i mirëseardhur (Video)

Sllavoj Zhizhek: Fitorja e Trumpit është zgjim i mirëseardhur (Video)

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, paraqet një tronditje të establishmentit politik në demokracitë perëndimore, por është edhe shans për fillimin e një të “majte autentike”, ka thënë për televizionin RT, filozofi i njohur slloven, Sllavoj Zhizhek.

Fitorja e Trumpit ka shkaktuar tërmet politik jo vetëm në SHBA, por tani nuk duhet të përqendrohemi te Trumpi i cili është “politikan brutal pragmatik” dhe një person që nga dita në ditë ndryshon pikëpamjet, por tek zhvillimet e ardhshme të situatës, shprehet Zhizhek, transmeton Telegrafi.


Historia tregon se çfarë do të ndodh pas Brexit-it, Putinit dhe Trumpit: Lufta është e pashmangshme!
Lexo po ashtu Historia tregon se çfarë do të ndodh pas Brexit-it, Putinit dhe Trumpit: Lufta është e pashmangshme!

Sipas tij, me pikëpamjet e Trumpit – pavarësisht qëndrimeve të tij radikale në fushatë dhe retorikës vulgare e të padrejtë politike – janë identifikuar votuesit të cilët janë të pakënaqur, të zemëruar dhe të frustruar që nuk duan një “status quo”.

“Hillary Clinton, në politikën e jashtme do të ishte më e rrezikshme dhe më agresive se Trumpi, i cili ka shprehur qëndrim të butë ndaj Rusisë dhe për zgjidhjen e çështjes palestineze. Por, gjithçka varet se cila ‘klikë’ do të sundojë në kabinetin e tij, meqë në ‘trenin’ Trump po kërcejnë republikanët që e kanë kundërshtuar e që nuk kanë fare simpati për Rusinë dhe Putinin”, thotë ai.

Chomsky: Trumpi rrezikon njerëzimin, Partia Republikane tani është organizata më e rrezikshme
Lexo po ashtu Chomsky: Trumpi rrezikon njerëzimin, Partia Republikane tani është organizata më e rrezikshme

Sipas tij, e majta duhet të ristrukturohet në rrethanat e reja, që të mos sundojë ekstremi i djathtë popullist apo politika autoritare.

“E majta autentike duhet të përfaqësojë interesat e njerëzve të vegjël, e jo të kapitalit”, shton ai.

Zhizheku nuk është dakord me vlerësimin e filozofit amerikan Noam Chomsky, se botën e sotme e kërcënojnë republikanët amerikanë dhe Trumpi, duke shtuar se fenomeni Trump është një “zgjim i mirëseardhur” dhe dështim i vazhdimit të “kapitalizmit me fytyrë njerëzore” që njerëzve ua paraqet Hillary Clintoni. Ndaj, shton se Brexit-i dhe fitorja e Trumpit tregojnë se kjo demokraci nuk funksionon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori