Pothuajse askush nuk e njihte kur e panë në formacionin bazë të Kosovës ndaj Turqisë, mirëpo tani të gjithë po flasin për të.
Fjala është për Benjamin Kolollin, djaloshin e lindur dhe rritur në Zvicrën e bukur por që me prejardhje është nga Lipjani.
24-vjeçari bëri një paraqitje mjaftë të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes duke marrë lëvdata nga sportdashësit kosovar.
Në një intervistë për Telegrafin, Kololli flet për emocionet që kishte në këtë takim.
“Nuk po besoja që do të luaja për Kosovën. Më në fund një ëndërr po bëhej realitet. Kur u futëm në stadium ishte gjithçka e mrekullueshme, atmosfera dhe gjithçka tjetër”.
“Pasi hymë në stadium thash me vete se ky është një moment i madh për mua dhe duhet ta shfrytëzojë mirë për t’i bërë krenar ata tifozë që kanë ardhur të na përkrahin dhe të gjithë të tjerët që po na ndjekshin nga televizionet”, deklaroi Kololli për Telegrafin.
Tutje djaloshi flet edhe për ndeshjen ndaj Turqisë, ku Kosova pësoi humbje 2-0 por që tregoi paraqitje të mirë.
“Them të drejtën kemi luftuar shumë pasi edhe ato detyra i kemi marrë nga trajneri që të angazhohemi shumë. Mëkat që pësuam humbje pasi mendoj se kemi bërë një paraqitje të mirë”.
“Turqia është një fuqi e futbollit dhe shfrytëzoi ato pesë minuta që ne nuk ishim të përqendruar ku shënoi edhe dy gola. Na vije që pësuam, mirëpo besoj se do të këndellemi dhe do të vijnë rezultate të mira”, tha Kololli.
Anëtari i skuadrës zvicerane, Lausanne beson se deri në fund të kualifikimeve, Kosova do të marrë rezultate pozitive.
“Besoj se do të arrijmë të shënojmë fitore dhe të marrim edhe rezultate tjera pozitive. Sa pikë mund t’i grumbullojë Kosova? Mund të them që tetë, nëntë ose 10 pikë mund t’i marrim deri në fund”, u shpreh Kololli.
Në 10 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, Kololli ka shënuar dy gola për skuadrën e tij dhe ka bërë dy asistime.
“Laussane këtë edicion është rikthyer në elitë mirëpo kemi pasur ndeshje shumë të mira. Këtu është një mentalitet fitues dhe po luajmë shumë mirë si grup pasi po kemi edhe stërvitje shumë të mira gjatë tërë javës”, shprehet Kololli i cili tregon edhe synimet me klubin.
“Duhet të fitojmë edhe disa ndeshje tjera deri në fund të vitit për të parë se ku do të jemi pastaj t’i caktojmë objektivat. E rëndësishme është që kemi arritur të tregojmë lojëra të mira ndaj të gjitha skuadrave zvicerane”, thotë 24-vjeçari.
Kololli në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të njohura zvicerane si Young Boys Bern e Sion, ndërsa të ardhmen ka dëshirë që të luajë në njërin nga kampionatet e njohura botërore si Liga Premier e Anglisë, Bundesliga gjermane apo MLS liga amerikane.
“Më pëlqen të luaj në Angli ose Gjermani por edhe Amerika është një kampionat që më tërheq shumë. Shpresoj të vazhdoi me formë të mirë deri në fund të kampionatit tani të shohim për të ardhmen”, përfundoi Kololli.
Kujtojmë që Kololli debutoi me Kosovën ndaj Turqisë, pasi ishte i grumbulluar edhe në ndeshjen e parë ndaj Finlandës por për shkak të një gripi nuk luajti fare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O59kpioPcnI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje