Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se po “përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth rastit të humbjes tragjike të jetës së Astrit Deharit”, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe se “është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet për zbardhjen e rastit”.
Gjatë një konference për shtyp, ajo njoftoi se shumë shpejt pritet raporti zyrtar nga ekipi i Mjekësisë Ligjore lidhur me rastin.
“Për hir të transparencës, ne kemi lejuar vizitën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje te dy të paraburgosurit tjerë – anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë për trajtimin e tyre nga ana e deputeteve”, theksoi Hoxha.
Ajo shtoi se ka ftuar publikisht KMDLNJ-në dhe Avokatin e Popullit që të vizitojë Qendrat e Paraburgimit që të verifikojë gjendjen e tyre dhe trajtimin që u bëhet nga zyrtarët e Shërbimit korrektues.
“Çdo deklarim para marrjes së raporteve zyrtare nga institucionet përkatëse, është në dëm të procesit dhe në dëm të zbardhjes së të vërtetës. Me këtë rast ju bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklarimet që paragjykojnë rezultatin e hetimeve”, tha Hoxha. “Ju premtoj se do të vazhdoj të ofroj dhe të kërkoj transparencë në çdo hap të zbardhjes së këtij rasti, por edhe ju lus që të mos nxitohemi me deklarime dhe të gjykojmë para se institucionet e vendit tonë të bëjnë punën e tyre”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës