LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari përfitoi nga triumfi i Trump, fitoi bastore (Foto)

Shqiptari përfitoi nga triumfi i Trump, fitoi bastore (Foto)

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri, të cilat nxituan të publikojnë koeficientët për t’i ftuar shqiptarët të provojnë parashikimin e tyre për fituesin.

BalkanWeb ka siguruar një skedinë fituese të kapur në Elbasan, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1.000 lekë të reja për fitoren e Donald Trumpit dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja. Siç kuptohet edhe nga bileta fituese, skedina është vendosur në orën 20:40 të së martës kur në SHBA sapo kishte nisur dhe procesi i votimit.


sked

Kompania kishte vënë koeficientin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillary Clinton, koeficienti ka qenë 1.15.

Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori