LAJMI I FUNDIT:

Samsung, telefonat që palohen, vitin e ardhshëm!

Samsung, telefonat që palohen, vitin e ardhshëm!

Para pak kohësh ishte thënë se Project Valley është emri i koduar i projektit të të parë të Samsung për telefona me ekrane të dyfishta.

Megjithatë, kompania jugkoreane nuk ka thënë asgjë në lidhje me një pajisje të tillë në këtë moment, por raportet e shumta kanë sugjeruar se telefonat e rinj të Samsung që do të jenë pjesë e kësaj linje mund të arrijnë pas një viti apo mbase edhe më shumë.

Hyundai Securities parashikon në raportin e tij të fundit se Samsung është duke u përgatitur për lansimin e telefonave të saj të rinj që palohen vitin e ardhshëm, ndërsa në këtë raport thuhet se edhe LG do të ndjekin shembullin e njëjtë dhe do të debutojë në vitin 2017 me modelet e saj.