LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Mund ta befasojmë Turqinë

Bunjaku: Mund ta befasojmë Turqinë

Trajneri Albert Bunjaku, ka zbuluar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Turqisë që do të zhvillohet me 12 nëntor në Antalya.

Bunjaku ka thënë se janë të vetëdijshëm për kualitetin e kundërshtarëve, por presioni nuk do të jetë vetëm te Kosova.


“Do të jetë një lojë e vështirë, kemi një grup të ri, por lojë pas loje do të rritemi. Në listë janë 22 futbollistë”.

Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh
Lexo po ashtu Zyrtare: Zbulohet lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon një yll i madh

“Besart Berisha do të na bashkëngjitet nga janari, besoj ndaj Islandës do të jetë loja e parë’, deklaroi Bunjaku.

“Nesër do të udhëtojmë për Antali, do të kemi në dispozicion tri ushtrime, në këto stërvitje do të fokusohemi më shumë në aspektin teknik”.

“Edhe Turqia ka presion pasi një gabim do i shkaktonte shumë probleme. Ne jemi gati, jam i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve, pasi shumica nga janë aktiv në klubet e tyre”.

“Na duhet pak kohë, por jemi në rrugë të mirë. Kemi skuadrën më të re në moshë mesatare 22-23 vjeç. Prej ndeshjes në ndeshje do të rritemi dhe në të ardhmen do të kenë frikë nga ne”.

“Me Kroacinë jemi mbrojtur më shumë se me Ukrainën, kemi pasur raste në këto dy takime. Me Turqinë pres një kombinim nga tre ndeshjet e para, por mund t’i befasojmë, pasi jemi pjekur dhe kombinuar më shumë”.

“Në futboll ekziston mundësia për befasi dhe këtë ndeshje do e marrim me seriozitet. Në rast se kemi shanse edhe këtë herë ne do t’i shfrytëzojmë. Gradualisht do rritemi dhe do shkojmë duke u përmirësuar”, ka thënë trajneri, transmeton Telegrafi.

“E di që nuk jemi mirë në mbrojte, por do të punojmë në stërvitje për të përmirësuar gjërat. Analizat i kemi bërë, e dimë situatën e tyre, për vet faktin që ata kanë afruar disa lojtarë dhe ne presim një formacion ndryshe. Do jetë një lojë interesante dhe shumë më ndryshe nga ajo në Mitrovicë.

“Edhe unë kisha pas dëshirë me pas Shkodran Mustafin, Mërgim Mavrajn, por ja që nuk ishte e mundur. Kam Pnishi, Rrahmanin, e të tjerë që po rriten. Si ekip nuk jemi në nivel, nuk është problem vetëm vija e mbrojtës. Kemi grumbulluar lojtarët më të mirë të rinj që kemi pasur në dispozicion. Projekti jonë është afatgjatë dhe kemi menduar edhe për të ardhmen. Duhet t’i japim kohë të gjithëve”.

“Në aspektin moral kemi qenë të thyer pas atyre humbjeve pasi kemi pasur raste dhe nuk kemi mundur të shënojmë. Jam nervozuar më së shumti te dy golat e fundit të pranuar ndaj Kroacisë, por ne vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori