Studiuesi Robert Elsie, në faqen e tij ka publikuar videon e vitit 1904, që ndoshta paraqet filmin e parë me shqiptarë.
Ky incizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë, të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Sheffieldi në Yorkshire, dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild.
Elsie shkruan se Wilson, anëtar i bashkisë së Sheffieldit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Sheffieldi dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve. Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershawin, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviq, më 21 shtator të atij viti.
“Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa ‘shqiptare’ e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë”, shkruan Elsie. “Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavësh myslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPLAK BUDALLA
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
BIR
Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe