LAJMI I FUNDIT:

Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video)

Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime (Video)

Institucionet shtetërore të Kosovës do duhet të shqyrtojnë mundësinë për masa të reciprociteti ndaj shtetit serb, në aspektin e arrestimeve të qytetarëve. Kjo duhet menduar, pasi që arrestimet e shtetasve kosovarë nga Serbia janë intensifikuar në muajt e fundit.

Anëtari i Komisionit për siguri, Zafir Berisha, ka thënë se sjelljet e Serbisë po e obligojnë Kosovën që të aplikoj masa reciprociteti jo vetëm për arrestimet, por edhe për të tjera aspekte.

Masat e mundshme të reciprocitetit ndaj shtetit serb i ka pohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i cili ka thënë se mos reflektim i shtetit serb mund të shpjerë kah masat e reciprocitetit. /Tribuna Channel/