LAJMI I FUNDIT:

Studentët kanë shumë pyetje për vdekjen e Astrit Deharit: Kush i dha medikamentet e panevojshme?

Studentët kanë shumë pyetje për vdekjen e Astrit Deharit: Kush i dha medikamentet e panevojshme?

Organizata studentore “Reforma” thotë se me dhimbje ka marrë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të kolegut Astrit Dehari, ndërsa shtron pyetjet si më poshtë, për Shërbimin Korrektues dhe Ministrinë e Drejtësisë:

Kush i dha medikamentet e panevojshme që sipas jush Astriti ndërroi jetë si pasoj e përdorimit të tyre?


Nëse me të vërtetë medikamentet e panevojshme mbërritën deri në dhomën ku ishte Astriti, kush e lejoi këtë?

Si u trajtua kolegu ynë nga shërbimi mjekësor në burgun e Prizrenit?

Duke e ditur se një i burgosur nuk ka të drejtë të qëndrojë i vetëm në dhomën e burgut në kohën e shëtitjes për të burgosur, e që sipas jush ai qëndroi aty i vetëm, kush e lejoi?

Kur Astriti kërkoi mjekim, a iu ofrua?

Sipas jush, nëse Astriti i përdori ato medikamente, a ishte prezent mjeku ose a ishte nën mbikëqyrje mjekësore?

A ka bërë ndonjëherë ankesë kolegu ynë Astriti dhe a është trajtuar ankesa e tij nga Shërbimi Korrektues?

“Për të gjitha këto pyetje kërkojmë shpjegim nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori