LAJMI I FUNDIT:

Samsung debuton me modelin e parë të telefonit që palohet!

Samsung debuton me modelin e parë të telefonit që palohet!

Thashethemet e shumta mbi telefonin e Samsung që palohet duket se kanë qenë të sakta pasi që tani gjiganti teknologjik ka prezantuar një telefon të palueshëm Android i cili do të quhet Samsung W2017.

Samsung W2017 do të ketë ekran 4.2” Super AMOLED i cili vjen me rezolucion full HD prej 1920×1080 piksel.

Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 820 nga Qualcomm, RAM memoria prej 4GB dhe hapësira ruajtëse prej 64GB. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë mund ta zgjeroni atë përmes kartelës microSD.


W2017 paketon dy kamera, frontalen prej 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP e cila mund të incizojë video në 4K.

Pajisja ka bateri me kapacitet prej 2,300 mAh, sensorin e gjurëmve të gishtërinjëve, ËiFi, Bluetooth dhe 4G LTE.

Ende nuk është bërë e ditur vlera që do të ketë ky telefon pas lansimit në treg.