LAJMI I FUNDIT:

Janeva dhe Zaevi paraqiten në seancë gjyqësore, mungon dëshmitari Gruevski!

Janeva dhe Zaevi paraqiten në seancë gjyqësore, mungon dëshmitari Gruevski!

Për sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në ora 10:00 ishte caktuar seanca gjyqësore për rastin “Puç”, ku në mesin e të akuzuarve është ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Poashtu në seancë është paraqitur edhe Prokurorja Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky rast është në kompetencën e PSP-së. Si dëshmitar i vetëm në rastin “Puç” është kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, edhe pse ky i fundit nuk u shfaq në seancë.

Përndryshe, seanca e kaluar u shty për shkak se një anëtar jurie ishte i sëmurë, poashtu nuk u paraqit edhe dëshmitari në rastin ‘Puç’, kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski. /Telegrafi/